Kunj ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix habit me gjestin ndaj Ilir Shaqirit

6 April 2022, 17:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kunj ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix habit me gjestin ndaj Ilir Shaqirit

Antigona Ramosaj, mamaja e Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në Instastory ku e bija dhe Ilir Shaqiri kërcejnë kur ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ajo u ka bërë tag të dyve duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes.

Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në llogarinë e tij.

Kunj ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix habit me gjestin ndaj Ilir Shaqirit

Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se është një lloj hakmarrjeje ndaj Donald Veshajt pas ndarjes së tij nga Beatrix.

Kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj.

Beatrix dhe Donaldi i dhanë fund lidhjes pak ditë pas daljes nga formati. Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka sqaruar se çfarë ndodhi.


Video