“Një vit pa të puthur”, ish-burri i Rudina Dembacajt bën deklaratën e fortë: Do të sqaroj dhe…

9 April 2023, 18:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Një vit pa të puthur”, ish-burri i Rudina Dembacajt

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, së fundmi ka rrëfyer se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre të mitur, Viktorian që prej një viti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aleksandëri ka treguar se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Nuk ka informacion nëse Rudina nuk e lejon ish-burrin që të takojë vajzën e tyre, por siç duket ky status i vë ‘vulën’.


Video