Ngriti dolli për të në ditëlindjen e Kiarës, edhe Berisha “çmendet” pas Luizit: Ka një energji …

20 January 2023, 00:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngriti dolli për të në ditëlindjen e Kiarës, edhe
Sali Berisha

Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshow-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Por dhe ky I fundit nuk e fshehu mbrëmjen simpatinë për këngëtarin shkodran, i cili e falenderoi publikisht Luizin për dollinë që ngriti për të.

Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të shwbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha në emisionin "Task Force"


Video