"Unë dua sallam dhe salçiçe", Ronaldo ankohet për buxhetin në BBV

19 January 2023, 21:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Unë dua sallam dhe salçiçe", Ronaldo ankohet
Ronaldo

Buxheti i javës në Big Brother Vip Albania ka krijuar sërish debat mes banorëve. Ronaldo ka qenë zëri më kritik sa i përket menaxhimit të buxhetit.

Sipas tij, me 500 mijë lekë buxhet, frigoriferi është bosh dhe ka vetëm karrota. Ronaldo po ankohej me Oltën dhe Dean dhe sipas tij, në shtëpi mungojnë produktet bazë.

Ai gjithashtu shtoi se nga paratë e buxhetit, nuk është marrë as proshutë as sallam, asgjë, por shumë karrota. Aq më tepër, thotë Ronaldo, kur për një supë, duhet vetëm një karrotë.

Për çfarë duhen 10 kilogramë? , thotë Ronaldo.


Video