E quajti me ironi “inteligjente”, Beatrix i përgjigjet ashpër thumbit të Luizit

19 January 2023, 19:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E quajti me ironi “inteligjente”, Beatrix i përgjigjet
Beatrix

Gjatë një bisede me Bjordin ditën e sotme, Luiz Ejlli “thumboi” sot disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë.

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola”. Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

Ironia e Luizit nuk është pritur mirë nga Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka ndarë si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

E quajti me ironi “inteligjente”, Beatrix i përgjigjet

Pas kësaj Trixa ka postuar edhe një story ku shkruan:

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.”

Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

E quajti me ironi “inteligjente”, Beatrix i përgjigjet

Tashmë pritet reagimi i personazheve të tjera.

 



Video