“Ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je ti”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për Koço Devolen

8 November 2022, 19:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je ti”,
Koço Devole dhe Agron Llakaj

Si sot dy vite më parë, u nda nga jeta aktori i mirënjohur Koço Devole, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

Në dy vjetorin e vdekjes së Devoles, ka bërë një dedikim prekës kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj. Ai ka publikuar një foto të vjetër të tyre duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

“I Madhi dhe i paharruari Koco Devole.
Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.I paharruar i shtrenjti Koco”, shkruan aktori në foton e shpërndarë në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)


Video