“Nga atje lart më thotë: Hapi shampanjën vajzës Agron…”, urimi prekës i aktorit për ditëlindjen e të bijës

22 August 2024, 10:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nga atje lart më thotë: Hapi shampanjën vajzës

Vajza e Agron Llakajt feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte sesi të mungonte një urim nga vetë aktori.

Ai shkruan se është ditëlindja e parë që duhet të festojnë pa Kostandinën, gruan e ndjerë të Agron Llakajt që humbi jetën tre muaj më parë pas një beteje me një sëmundje.

Në urimin për të bijën, Agroni shprehet se është i vetëdijshëm që nuk do t’ja zëvëndësojë kurrë nënën, por artisti i siguron dashurinë e tij sa të ketë frymë.

Urimi i plotë:

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!
Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (GON’NINA) (@agronllakajofficial)


Video