Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja Arta Kabashi e cila së fundmi ishte pjesë e Bib Brother Albania Vip 3, ka pranuar se është në një lidhje dashurie.
Artistja është pyetur po ashtu edhe nëse është në një lidhje dashurie, gjë që u nënkuptua disi dhe u pohua edhe nga ajo gjatë një bisede me Meritonin.
“Po, ja kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet, pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës", tha bukuroshja nga Kosova.
Mirëpo së fundmi në mediat rozë qarkulloi lajmi se Arta është në një lidhje me Blerim Destanin. Vetë ajo ka reaguar vetëm pak më parë duke thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe se ajo është beqare.
