Në kërkim nga policia për dhunimin brutal të blogeres, Antonela Berisha shfaqet e pashqetësuar për herë të parë në publik

13 August 2024, 18:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim nga policia për dhunimin brutal të blogeres,
Motrat Mariela dhe Antonela Berisha

Antonela Berisha është shfaqur për herë të parë pas pretendimeve se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë porositur një person për të dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.

Edhe pse u tha se është në kërkim nga policia, Antonela qëndron e lirë dhe e pa shqetësuar, teksa pak më parë ka postuar disa foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.

Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia tha më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.



Video