Ndërron jetë në moshë të re ish miss-Italia

22 November 2023, 09:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërron jetë në moshë të re ish miss-Italia
Anna Kanakis

Anna Kanakis, e cila u ngjit në podiumin e mbretëreshës së bukurisë në shtator të vitit 1977, ka vdekur në Romë në moshën 61-vjeçare.

Aktorja dhe shkrimtare, vajza e një babai grek dhe një nëne siciliane, u zgjodh Miss në Sant'Eufemia d'Aspromonte kur ishte vetëm 15 vjeç. Në vitin 1981 ajo mori pjesë edhe në Miss Universe dhe më pas bëri debutimin e saj në kinema, me role të vogla në komedinë brilante përkrah Giancarlo Giannini dhe Ornella Muti. 

Varrimi do të bëhet në Romë, në orën 15:00, më 23 nëntor në kishën e San Salvatore në Lauro.

Kanakis filloi karrierën e saj si modele, më pas, me këshillën e Giuseppe Tornatore, filloi punën si aktore. Në vitin 2010 ajo debutoi me romane.

Ndërron jetë në moshë të re ish miss-Italia


Video