Modelja Emily Ratajkowski është shfaqur si biseksuale. Modelja ka ndarë një prgjigje në TikTok pasi një përdorues tjetër pyeti: Nëse identifikoheni si biseksuale, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?
Ratajkowski, u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që mbështillej rreth dhomës së saj të ndenjes. Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e "Pretty Little Liars", Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin e saj seksual.
Videoja e Ratajkowski vjen mes lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i larguar, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar. Dyshja ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear.