Megan Fox ndahet vetëm pak muaj pas konfirmimit të shtatzënisë, çfarë gjeti në celularin e partnerit

11 December 2024, 10:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Megan Fox ndahet vetëm pak muaj pas konfirmimit të

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj.

TMZ bën me dije se Megan dhe MGK i dhanë fund gjërave gjatë Ditës së Falenderimeve ndërsa ishin bashkë në Vail, Kolorado.

Për arsyen e ndarjes thuhet se Megan gjeti material në telefonin e MGK-së që ishte shqetësues. MGK u largua herët nga udhëtimi dhe që atëherë, ish-çifti nuk është parë më dhe ata nuk janë bashkë në këtë moment.

Situata është e komplikuar pasi Megan, shtatzënë pritet të lindë në mars.


Video