
Është publikuar fotoja e parë e Vali Corleones pas plagosjes me armë nga bashkëjetuesja e tij 22-vjeçare.
Fotoja e publikuar nga “Lajmi.net” tregon Valentino Corleonen me këmbë të fashuar, teksa shoqërohet nga një person tjetër. Nga fotoja duket se Corleone ndodhet në shtëpi, teksa është i ulur në një karrige duke pozuar për foto.
Vali u plagos me armë zjarri nga një 22- vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin. Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli, tha se ai kishte marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij është në paraburgim dhe rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”.