Duket se dalja e Ilnisës nga BBV3 ka bërë që Meritoni të ndryshojë strategjinë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Moderatori, i cili nuk e ka më ndikimin e partneres me të cilën krijoi lidhje brenda shtëpisë, ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Rikes.
Në një bisedë mes tyre, Meritoni i thotë Rikes se do i qëndrojë afër në çfarë do lloj situate. Kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se “u kujtua pas tre muaj”.
Kujtojmë se Meritoni dhe Rikja njihen herët para se të bëheshin pjesë e BBV3.
Biseda:
Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)?
Rikja: Lëmsh mo.
Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë
Rikja: Çdo njeri shikon prapanicën e vet.
Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam.
Rikja: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni.
Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë, ndërsa gjithashtu i shpreh pendesën në lidhje me situatat që i kanë ndodhur me banoren.