“Ma bëni hallall që ju janë djeg ‘lulet’”, Luizi takohet më në fund me çunat e Londrës, ata e mbulojnë me paundë (VIDEO)

24 June 2023, 20:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ma bëni hallall që ju janë djeg
Luizi takohet më në fund me çunat e Londrës

Luiz Ejlli ka nisur tashmë koncertet për shqiptarët jashtë vendit, të cilët ishin edhe mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka performuar në një klub në Britaninë e Madhe, ku sigurisht është pritur mjaft mirë nga komuniteti shqiptar atje.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Luizi shihet i rrethuar nga fansa të shumtë të tij, të cilët janë treguar dorëlëshuar dhe e kanë mbuluar me paund këngëtarin.

Luizi nga ana tjetër e ka nisur koncertin e tij me humor, duke iu kërkuar falje që u janë djegur ‘lulet’ për shkak se ishin duke parë atë në Big Brother.

Padyshim këtu këngëtari u referohet lirshëm të gjithë atyre shqiptarëve që merren me kultivim hashashi në Britaninë e Madhe, njohur gjerësisht edhe si shtëpitë e barit.

 


Video