Ai është një nga legjendat e WWE, apo keçit, siç njihet ndryshe sporti i dhunshëm që arriti majat e shikueshmërisë në vitet ’90.
Batista, i njohur edhe me pseudonimin “kafsha”, është shfaqur së fundmi me një ndryshim drastik në pamje, teksa shumë fansa kanë mbetur të shqetësuar.
Me një peshë mesatare prej rreth 130 kilogramësh, 55-vjeçari Dave Bautista mbahet mend si një gjigant muskuloz. Por pamja e tij e fundit ka habitur shumë teksa është shfaqur në filmin e ri The Killer's Game.
Megjithatë, vetë Batista ka shpjeguar në një intervistë pse ky ndryshim. Ai ka thënë se s’ka kaluar asnjë problem shëndetësor, por pesha e madhe së fundmi i është kthyer në një sfidë, sidomos gjatë xhirimeve të filmave.
Ai ka shpjeguar se jo vetëm është më aktiv tashmë, por thotë se duket edhe më bukur në kamera.