Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

WhatsApp ka bërë një përditësim shumë të madh në aplikacionin e tij.
Tashmë përdoruesit e këtij aplikacioni do të kenë mundësi të dëgjojnë mesazhet zanore edhe kur janë në një bisedë tjetër.
Pra, nëse jeni duke dëgjuar një mesazh zanor mund të hapni një tjetër pa e anuluar tjetrin.
Funksioni u testua në WhatsApp beta rreth një muaj më parë. Por në përditësimin më të fundit të WhatsApp, versioni 22.4.75 , tani është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Për ta parë atë, sigurohuni që të keni përditësuar WhatsApp në Apple App Store në iPhone ose Google Play Store në Android.