Kush e organizoi protestën? Monika Lubonja "sherr" me Zhaklin Lekatarin: Kemi marrë në 3 të natës njerëz në telefon

1 September 2022, 20:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush e organizoi protestën? Monika Lubonja "sherr" me Zhaklin
Monika Lubonja dhe Zhaklin Lekatari

Aktorja Monika Lubonja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari debatuan në studion e emisionit ‘Sot’ në Euronews Albania lidhur me organizimin e protestës për 11-vjeçaren e përdhunuar në Kosovë.

Aktivistja Zhaklin Lekatari tregoi se në protestë e kishte ftuar Xheni Karai, e cila siç tha kishte përgatitur edhe mesazhet dhe parullat për protestën që ishte parashikuar të mbahen në orën 18:30.

“Bashkia më kontakton dhe kërkon një listë të shoqatës së grave në kryeqytet. Dhe kur i pyeta për çfarë u duhen, më thanë se disa vajza nga Kosova kanë shprehur dëshirën për të organizuar protestën në solidaritet me 11-vjeçaren. I thashë, mund të bashkohemi të gjitha dhe të mblidhemi në 6.30. Protesta e djeshme ishte dëshirë e qytetarëve të Tiranës, ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës”, tha aktivistja.

Por Lubonja tha se ishte ajo bashkë me këngëtaren nga Kosova, Fifi e kishte organizuar protestën, pasi kishte kontaktuar bashkinë dhe kishte marrë leje për sheshin ku do të organizohej protesta.

“Ishte diçka që e pashe te Fifi, se nga gjendja emocionale ishte shumë e rënduar. Nga ora 1 deri në 2 pse 3 të natës kemi marrë pa fund njerëz në telefon. Më janë përgjigjur shumë njerëz, të nesërmen i kam thënë Fifit se dua të bëjmë disa kapele dhe bluza. U hodhën disa slogane dhe në një moment unë mendova për slogan: ‘Unë bërtita jo’, që të ishte diçka e jona”, tregoi Lubonja.


Video