Krisje mes Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit? Ja çfarë ka ndodhur mes tyre

16 June 2022, 08:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Krisje mes Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit? Ja çfarë ka ndodhur mes

Thuhet se Bora Zemani do të lërë "Përputhen" për të prezantuar "Dancing With the Stars" megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim. Autorja e programit të dashurisë Olsa Muhameti e ftuar në “Goca dhe Gra” u shpreh se ende nuk është marrë vendimi.

Sipas saj, ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë.

“Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo.  E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa.

E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze.

“Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak show-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.


Video