Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë në Shqipëri

26 December 2022, 14:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë
Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë në Shqipëri

Në një rrëfim për banorët në “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer për arsyet e rikthimit në Shqipëri (Kiara ka jetuar në Itali).

“Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri ishte sepse Italia në atë periudhë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të më ofronin shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që të rikthehesha”, u shpreh ajo e përlotur.

Në vijim të rrëfimit, moderatorja tha se kishte dëshirë të bëhej modele, mirëpo gjatësia nuk e favorizonte, kështu që mori pjesë në Miss Shqipëria.

“Mora pjesë në një konkurs bukurie dhe aty fitova çmimin Miss Inteligjenca dhe brenda ishte një bursë shkolle”, tha ajo.

Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë

“Erdhi si një dhuratë për mua dhe për prindërit e mi.”

Kiara mori pjesë në Miss Shqipëria 2013 dhe nëse jeni kuriozë si dukej, shikojeni:

Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë



Video