Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka befasuar ndjekësit e tij me një postim ditën e sotme ku njofton se po largohet nga muzika.
Ai thotë se “ndikimet e jashtme” i kanë influencuar origjinalitetin në muzikë, dhe mesa duket ka vendosur të largohet, për t’u “detoksifikuar”.
“Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flaët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shprehet ai mes tjerash.
Nuk dihet nëse kjo është një lamtumirë, apo një largim për t’u rikthyer sërish me frymëzime të reja.