"Ka përfituar nga unë", Iliri reagon ndaj Sabianit: Miqësia lind nga zemra ndryshe është hipokrizi (Foto)

15 May 2022, 21:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka përfituar nga unë", Iliri reagon ndaj Sabianit:
Nw foto: Balerini Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për revistën Class, ku ka folur për lajmet që qarkulluan se do të bënte një dasmë. Ai është ndalur gdhe te raporti me Sabianin pasi është përfolur për një përçarje ndërsa pati një koment dhe për emisionin e “rivalit”, Donaldit.

Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.

“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi.”, tha ai.

 


Video