Ka patur ndjenja për ish-banorin e BBV? Reagon Vesa Smolica dhe zbulon se si qëndron e vërteta: Kam pasur pëlqim…

16 June 2024, 09:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka patur ndjenja për ish-banorin e BBV? Reagon Vesa Smolica dhe zbulon se
Vesa Smolica

Këngëtarja Vesa Smolica gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” u përfol se është “xheloze” ndaj Heidi Baçit sepse ka ndjenja për Romeo Veshajn.

Së fundmi artistja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ajo ka sqaruar njëherë e mirë se si qëndron e vërteta.

Vesa tha se nuk ka një pëlqim për Romeon si mashkull, por thjeshtë aktori i pëlqen si njeriu i mirë që është, duke treguar se shpeshherë ajo i ka thënë atij se i shuan mallin për vëllanë.

“Është përfolur se ke pasur një pëlqim për Romeon?” e pyeti Jori, ndërsa Vesa tha: “Jo nuk është e vërtetë. Kam pasur pëlqim për njeriun e mirë që ka qenë. Po i kam thënë edhe kur ishim në shtëpi që më plotëson mallin e vëllain.”


Video