JLo ekspozon barkun e tonifikuar, a e ka hequr tatuazhin dedikuar Benit?

10 September 2024, 12:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

JLo ekspozon barkun e tonifikuar, a e ka hequr tatuazhin dedikuar Benit?

 JLo duket në formën më të mirë të mundshme pas ndarjes nga Ben Afflecku.

55-vjeçarja “tronditi” të gjithë të pranishmit teksa vuri në qendër të vëmendjes barkun e saj të tonifikuar, transmeton Indeksonline.

Ajo po kthehej në LA pas një udhëtimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto për premierën e filmit të saj të ri “Unstoppable”.

Ngjarja që bëri bujë ishte prezenca e Matt Damon, i cili u pa i afërt me aktoren, por Ben Afflecku nuk doli në premierë.

Edhe pse veshja e saj ditën e djeshme ekspozonte trupin e saj, fansat pyesnin nëse ajo e kishte hequr tatuazhin të cilin e kishte dedikuar ish-it.



Video