Sot në mëngjes u zgjuam me lajmin që Enca Haxhia ishte arrestuar nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.
Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i këngëtares së njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca, e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit mëngjesin e kësaj të marte, pasi në banesën e saj u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.
Asaj iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër.
Po kush e ka ‘spiunuar’ Encën në polici?
Burime për “Albeu” bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj i ngushtë që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në shtëpinë e saj.
Enca u ndalua në banesën e saj ku ishte në praninë e të dashurit të saj Neblett Khaiden Quasie.
Duke qenë se banesa është në pronësi të këngëtares si dhe në bazë të deklaratave të saj se ishte ajo poseduesja e bimëve narkotike, policia ka bërë vetëm ndalimin e saj duke lënë të lirë të dashurin e saj.
Në dëshminë e saj në polici, Enca ka deklaruar se është përdoruese e drogës dhe se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.