Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex', arrestohet burri i këngëtares Arta Bajrami

3 February 2023, 15:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interpol e kërkonte për vjedhje të orëve 'Rolex',
Në foto: Xhemajl Xhimi Sekiraqa

Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”. Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.

“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.

Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit. Arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.


Video