Instagram sjell një funksion interesant për dërgimin e mesazheve

18 December 2024, 20:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Instagram sjell një funksion interesant për dërgimin e mesazheve
Instagram

Instagram ka ofruar një përditësim të ri për mesazhet. Funksioni i ri është duke u aplikuar te përdoruesit në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për vendosjen e një orari për të dërguar një mesazh, çka do të jetë shumë e dobishme për përdoruesit dhe bizneset që duan të përcaktojnë orën e duhur për dërgimin e një mesazhi, mund të shërbejë si kujtesë për një plan në të ardhmen apo edhe një urim që doni ta dërgoni në kohën e duhur.

Mjafton të shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe përzgjidhni datën dhe orën në të cilën doni që të dërgohet.  Instagram lejon një afat prej 29 ditësh si më të hershmin për të skeduluar një mesazh.

Pasi ta keni përfunduar procesin, do të shihni një njoftim që thotë se keni “1 mesazh të skeduluar” i  cili shfaqet deri në momentin që ai do të dërgohet.


Video