Influencierja e njohur në ‘Tik Tok’ gjendet e vdekur bashkë me burrin dhe dy fëmijët në një kamionçinë

30 August 2025, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Influencierja e njohur në ‘Tik Tok’ gjendet e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere meksikane u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare.

Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm dje, raporton The Sun.

Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje.

Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre.



Video