Julian Deda dhe Rike Roçi, duket se e kanë lënë mënjanë ‘aleancën’, ndërsa nuk kanë munguar edhe debatet.
Juli e ka akuzuar Riken se nuk mban një qëndrim të qartë në lojën e saj, dhe se qëndron sa me njërin sa me tjetrin banor, në mënyrë që të shmangë nominimin.
Juli nuk e ka pritur mirë as sjelljen e Rikes me Meritonin, pas rikthimit të tij në shtëpi, duke e akuzuar banoren se tashmë po i vardiset, duke harruar fyerjet që moderatori i ka bërë asaj.
Pjesë nga debati:
Rike: Deda unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin, por nuk bëj debate fallco siç i bën ti
Juli: Pse se di unë?
Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse s'më intereson fare. Nuk jam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi
Rike: Je vetëm sa me ul njerëzit, se vetëm ty të kemi inteligjent.
Juli: Ua po më flet me fjalët e Eglës.
Rike: Eglën e ke shoqe ti
Juli: Ti Rike je personi që nuk mban qëndrim, se iu shkon njerëzve se nuk ke me kë rri. Iku Ilnisa dhe shkon dhe i vardisesh atij tani.
View this post on Instagram