Reperi nga Kosova Betim Januzi, i njohur për publikun me emrin e artit si Buta, ka reaguar lidhur me ngjarjen e mesnatës së 28 Majit, ku vëllai i tij Qendrim Jonuzi vrau shokun e fëmijërisë, 30-vjeçarin Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”.
Qëndrim Januzi qëlloi gjashtë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Në një postim në InstaStory, Buta shpreh keqardhje për familjen e të ndjerit dhe në shenjë respekti ndaj familjes Hyseni ka vendosur t’i anulojë të gjitha koncertet.
“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosë me i anulu të gjitha datat deri me një kohë të pacaktume, Gjithashtu, e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodh”, ka shkruar Buta.
Kujtojmë se për shkak të kësaj ngjarjeje, Buta refuzoi edhe ftesën e Noizyt për të qenë në koncerit e tij në Tiranë.
