“I shkëlqenin sytë”/ Graciano tregon se Vesa kishte pëlqim për Romeon. Reagon keq këngëtarja: Përmirëso imazhin që e ke dh*

2 May 2024, 18:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I shkëlqenin sytë”/ Graciano tregon se Vesa kishte
Romeo dhe Vesa

Graciano Tagani ka treguar se këngëtarja Vesa Smolica kishte një pëlqim për Romeo Veshajn në “BBV”.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori dhe konkurrenti hodhën dyshime se kjo mund të jetë arsyeja që Heidi Baçi largoi nga shtëpia këngëtaren.

Nga ana tjetër balerini tregoi se ia ka thënë “troç” Romeos që Vesa ka një pëlqim për të, por sipas Gracianos ai iu ka përgjigjur: “A je në terezi, s’të vjen turp ty!”

Pjesë nga biseda:

Juli: E dija që është me Romeon 100 përqind. Qëndronte edhe me mua ndonjëherë, por ishte me Romeon (për Vesën)

Graciano: Asaj i shkëlqenin sytë, ishte kështu (për Vesën)

Juli: Mendon se ishte diçka më shumë?

Graciano: Po mendoj

Juli: Ti mendon se kjo (Heidi) e ka nuhatur këtë që ka dashur ta heqë? Qarkulloi edhe kjo nëpër shtëpi

Graciano: Qarkulloi?

Juli: Po

Graciano: Po edhe kjo mund të jetë

Juli: S’e di kush ia ka thënë troç Heidit dhe Romeos, se di Roza ose Lediona më duket dhe këta e mohuan kategorikisht

Graciano: Unë ia thashë troç Romeos atë ditë. I thashë mos të ishte Heidi do ta shikoje ti se do ishte Vesa. I bini lot në sy për ty. Më tha “A je në terezi, s’të vjen turp ty”. I thashë ngadalë more se s’ka ndonjë gjë të keqe.

Pas kësaj biseda ka ardhur edhe reagimi i Vesës. Ndonëse tashmë një ish-banore e “Big Brother Vip”, duket se Vesa Smolica i ndjek me përparësi dinamikat e shtëpisë më të famshme.

Në një postim në “Instastory”, Vesa reagon e revoltuar ndaj Gracianos i cili sipas saj ka përmendur vazhdimisht për keq emrin e saj brenda në shtëpi, veprimi i cili këngëtares nga Kosova nuk i është dukur aspak me vend.

“Ky Graciano është shumë i obsesionum me mu. Më kanë thënë që kur ishte jashtë vec për mu ka fol (për keq), njëjtë po bën edhe tani sa është aty brenda… Po ec more përmirëso imazhin që e ke idh, meqë hyre edhe njëherë në BIG e mos na bëj tërr e tërr na lër rehat. P.S paskam qenë faktor i madh në lojën e Bigut ende në gojë m’kanë. Take a life o haver se për veti s’je askund as në jetë personale as publike”, shkruan Vesa në postimin në “Instastory”.

“I shkëlqenin sytë”/ Graciano tregon se Vesa kishte

 

 


Video