Habiten fansat, Lionel Messi shfaqet në filmin “Bad Boys 4”

28 May 2024, 17:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Habiten fansat, Lionel Messi shfaqet në filmin “Bad Boys 4”
Lionel Messi

Fansat kanë mbetur të habitur teksa kanë parë “triler”-in e filmit të ri “Bad Boys 4”.

Askush nuk e priste, por në një segment është shfaqur edhe futbollisti i famshëm Lionel Messi.

Fituesi i tetë Topave të Artë, Messi jo vetëm që i ka habitur të gjithë me prezencën e tij në filmin e famshëm hollivudian, por edhe kur ka nisur të flasë anglisht, çka s’e ka bërë thuajse asnjëherë më parë.

Në filmin e ri, Messi ka vendosur të tregojë anën e tij komike, krah aktorëve të famshëm Will Smith dhe Martin Lawrence.

Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Messi dhe nëse do të përfshihet në filmin që do të shfaqet në kinema në 7 qershor.


Video