Habit banorja e "BBVK": Ndihem se jam edhe vajzë edhe djalë

17 December 2022, 21:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Habit banorja e "BBVK": Ndihem se jam edhe vajzë edhe djalë
Arta

Gjatë një bisede në shtëpinë e "Big Brother Vip Kosova" mes Artës dhe Stresit, Arta ka diskutuar për debatin e parë që e ka pasur me Mc Bekën.

Pasi Mc Beka i tha “se ecën si djal”, ajo është shprehur se ndihet edhe vajzë edhe djalë.

Arta tha se teksa është para një përballje, ndihet si djalë.

“Unë ndihem që jam edhe çikë edhe djalë, kur përballem jam djalë, jam shumë mirë dhe jam rehat me vetën”, u shpreh Arta.


Video