Banori i "Big Brother VIP Kosova" tregon mes lotësh: Jam me kancer, nuk lë dot pasardhës

17 December 2022, 15:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banori i "Big Brother VIP Kosova" tregon mes lotësh: Jam me
BBVK

Big Brother VIP Kosova ka nisur prej 5 dhjetorit, teksa mbrëmjen e kaluar ka pasur puntatën e radhës. Konkurrentët tashmë janë ambientuar me njëri-tjetrin dhe kanë nisur edhe romancat e para e sigurisht edhe debatet. Një diskutim i fortë ka ndodhur mes tre konkurrentëve, Gjonit, i njohur me emrin Lugati dhe çiftit Urim & Alisa.

Shakaja e bërë nga Alisa se është shtatzënë nuk është pritur aspak mirë nga Lugati, i cili ka reaguar keq, ndërsa gjatë spektaklit “live” ai ka treguar edhe arsyen se pse ka pasur një reagim të tillë. Ai zbuloi se në vitin 2018 është diagnostikuar me kancer dhe trajtimet mjekësore i kanë prerë ëndrrën për të pasur dhe një fëmijë.

E kjo ishte arsyeja se pse Lugati ka reaguar keq kur çifti Alisa dhe Urim kanë bërë këtë rreng. “Në vitin 2018 e mora diagnozën që kam kancer edhe ato terapitë të cilat janë lënë pasoja te një mashkull edhe unë kam dasht vetëm edhe një vajzë që ta kem. Të dëgjoj gjëra të tilla, e ka njerëz jashtë në të njëjtën gjendje dhe mua më vjen shumë keq”- rrëfeu mes lotësh Lugati në “Big Brother VIP Kosova Prime” ndërsa i kërkoi falje çiftit dhe të gjithë shikuesve për reagimin e tij të vrazhdë.


Video