Ka nisur me debate të forta spektakli i Big Brother Vip Albania 3, ku Meritoni ka qenë në qendër të një "përplasje" mes Romeos dhe Ilnisës.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Fakti i fyerjes vazhdon të jetë edhe sot edhe çdo ditë. Me aq sa fola me Romeon nuk e mora përgjigjen se nga erdhi gjithë ai dyshim që më hodhi në fytyrë.
Romeo: Unë nuk mora një përgjigje
Ilnisa: Ti ke një pikëpyetje për të cilën ti e shfaqe në atë mënyrë prime-n e kaluar. Mua më mbetet një fyerje në marrëdhënien tonë që nuk është prekur kurrë. Kam menduar se mos ndoshta për hatër dhe respekt të Meritonit gjithë atë gjaknxehtësi e shpartalloi në atë lloj mënyrë prime-n e kaluar. Loja mund të ketë ndikuar edhe në këtë cep. Kjo qoshe e këndshme e një miqësie.
Romeo: Unë jam Ledion në një pozicion shumë të vështirë atë djalë e kam shok. Unë kam reaguar se nuk e mbaj dot. Unë jam i bindur për atë gjë që pash. Unë dua që ai djalë të jetë i qeshur për këtë arsye reagoj. Unë reagova se ajo gjëja mu duk tendencioze nga ana jote.
Meritoni: Unë Romeon e kam shumë shok, ne i kemi qëndruar mbrapa njëri-tjetrit në punët tona jashtë. Nuk kena aleancë. Unë nuk e pengoj në mendimet e tij dhe as ai mua nuk më pengon. Romeo i shpreh për momentin se çfarë ka parë. Unë jam shumë i lumtur.
Romeo: Unë e kam thënë e di që Meritoni është një djalë që nuk e lejon veten të përdoret.