Gerta Gixhari nuk pranon humbjen, qan para Gjestit: Nuk mund ta pranoj që të fitojë Rozana

7 April 2025, 18:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gerta Gixhari nuk pranon humbjen, qan para Gjestit: Nuk mund ta pranoj që
Gjesti, Rozana dhe Gerta

Rozana Radi është shpallur finalistja e parë e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Ajo ishte në një televotim kokë më kokë me Gerta Gixharin, duke u shpallur finaliste nga publiku.

Gerta Gixhari ditën e djeshme është shfaqur e përlotur, duke e përjetuar emocionalisht momentin.

Ajo u shpreh se nuk ia fal vetes këtë rezultat.

Duke iu drejtuar Gjestit se do ta pranonte më lehtë të fitonte ai, por jo Rozana apo Laerti.

“Për Zotin e madh me fitu ti e pranoj, por me fitu ata nuk e pranoj”, tha ajo mes lotësh.

 

 


Video