Geraldina feston 4-vjetorin, Elia Zaharia ndan fotot e veçanta

22 October 2024, 16:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Geraldina feston 4-vjetorin, Elia Zaharia ndan fotot e veçanta
Geraldina, Elia Zaharia

Vajza e Princ Leka dhe aktores Elia Zaharias feston sot ditëlindjen.

Geraldina feston 4-vjetorin e lindjes dhe përgjatë ditës së sotme Elia ka postuar disa foto me prindërit e saj dhe vëllain teksa gëzojnë për të voglën e tyre.

“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes…Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldine! “, është urimi i aktores për të bijën.

Ky vit ka qenë i mbushur plot me ngjarje për ish-çiftin që nga skandalet, dashuritë e reja e deri te finalizimi i divorcit.



Video