Georginas i zbulojnë të dashurit e dikurshëm, e mbanin me para edhe kur ishte e lidhur me Ronaldon

26 April 2023, 08:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Georginas i zbulojnë të dashurit e dikurshëm, e mbanin me para
Georgina dhe Ronaldo

Atmosferë e tensionuar dhe ajër krize mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Sipas zërave të fundit nga Portugalia, çifti po kalon një moment të komplikuar. Këtë e ka zbuluar psikologu Quintino Aries, i ftuar gjatë transmetimit "Noite das Estrelas" në CMTV.

Sipas Aries, ish-futbollisti i Manchester United, Juventusit dhe Real Madridit është ngopur me partneren dhe se qëndrimet e saj i përkufizon si shumë të ekzagjeruara. Ndër shkaqet e kësaj ftohjeje mes të dyve është edhe transferimi në Riad të Arabisë Saudite, ku portugezi tashmë luan me fanellën e Al-Nassr, krahas daljes së serialit "Unë jam Georgina".

"Cristiano nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e mbyllur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse futbollistit fillon ta shohë këtë histori jo shumë pozitivisht, – tha prezantuesi Daniel Nascimento. – Ajo nuk bën gjë tjetër veçse shpenzon, shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se i plotëson standardet e Ronaldos. Dhe kjo nuk i pëlqen".

Ndaj lidhja mes të dyve duket se është në fund, pavarësisht mohimeve sociale me foto së bashku. “Këtë e kam thënë prej muajsh. Ata nuk janë mirë dhe ka gjasa të ndahen. Realiteti është se Cristiano Ronaldo është ngopur me të. Ky është realiteti. Unë vazhdoj të them që nuk do të ketë dasmë. Ata janë bashkë për arsye marketingu”, – komentoi gazetari Leo Caeiro.

Georgina Rodríguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Ata të dy u njohën në dyqanin “Gucci”, ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë janë në një lidhje prej gjashtë vitesh, periudhë në të cilën kanë dy fëmijë së bashku. Georgina është bërë një personazh më i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në Instagram, ku tregon jetën e saj me shumë detaje.

Përveç kësaj, ajo ka publikuar së fundi edicionin e dytë të dokumentaritetit të saj, “Unë jam Georgina”, i cili është i disponueshëm në Netflix. Në të flet si i kalon ditët dhe tregon të dashurit e saj. Por përpara se të ishte me futbollistin portugez, modelja nuk bënte jetë luksoze, për më tepër ajo kalonte vështirësi financiare.

Sipas revistës "Look", para se të takonte pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Georgina kishte disa lidhje, edhe me njerëz të njohur si Miguel Ángel Silvestre, Alberto Santana, ish-ylli i “Mujeres y Hombres y Viceversa” dhe Javi, ish-konkurrent i “La isla de las tentaciones”. Po kështu, ka qenë e lidhur edhe me një burrë, që e ka ndihmuar financiarisht.

Nuk ia thotë emrin, as ia zbulon identitetin, por për para ishte shumë mirë me të dhe kishin një lidhje serioze. Ata ishin bashkë deri para se të shfaqej Cristiano. Megjithëse ai mund të kishte përfituar nga kjo situatë, nuk e ka bërë kurrë. Për më tepër, ky ish i dashur i jepte Georginës 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale, të cilat i mbante në dollapin e punës.

Gjithashtu, kur babai i Georgina, Jorge Eduardo Rodríguez Gorjón, vdiq në vitin 2019, i pagoi asaj dhe motrës Ivana biletat për të shkuar në funeralin e mbajtur në Argjentinë. Gjëja më kurioze është se kur i ati i vdiq, influencuesja ishte tashmë në lidhje me futbollistin portugez.


Video