Gdhendi emrin e tij dhe të fejuarës në murin e Koloseut, turisti rrezikon burg dhe gjobë 15,000 €

27 June 2023, 17:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gdhendi emrin e tij dhe të fejuarës në murin e Koloseut, turisti
Ivan + Hayley 23

Një turist, i cili u filmua duke gdhendur emrat e tij dhe të dashurës të tij në Koloseun në Romë, ka ngjallur shumë zemërim në Itali.

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, thotë se turisti duhet të identifikohet dhe të ndëshkohet për veprimin e bërë. Sangiuliano e përshkroi veprimin e turistit si “të padenjë dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”.

“Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paftyrësie të madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseun, për të gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës. Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, shkruan ministri Sangiuliano.

Nëse turisti kapet, ai rrezikon një gjobë prej 15,000 € dhe mund të dënohet me burg, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Pamjet e turistit janë shfaqur në internet, i cili shihet duke përdorur një sërë çelësash për të lënë shenjat e tij në ndërtesën, e cila është pothuajse 2000 vjeçare.

Me të dashurën e tij në krah, ai shkruan “Ivan + Hayley 23” përpara se të kthehet dhe të buzëqeshë para kamerës.


Video