Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin e dhunës në Pejë.
Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët e tyre që kanë protestuar kundër masave të ashpra ndaj tyre.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që dyshja të lirohen.
Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve.
“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.