Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy reperët nga Kosova, Tayna dhe Mozzik ndodhen të dy në Cappadocia të Turqisë. Këtë gjë na e kanë treguar story-t e tyre në Instagram, të cilat kanë fotografuar të njëjtin vend.
Kaq ka mjaftuar që të aludohet se mes tyre ka një lidhje dashurie, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Mediat në Kosovë kanë zbuluar se Tayna dhe Mozzik janë duke xhiruar një videoklip së bashku dhe kjo është arsyeja e qëndrimit të tyre në Turqi.
Kujtojmë se reperja është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe ka vendosur të mos flasë për të, e të mohojë çdo lajm që qarkullon. Ndonse ende nuk dihet nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën apo jo.

