Dy ish-banorët e "Big Brother Vip 3" Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Pak ditë më parë çifti dha lajmin e ëmbël për publikun teksa rrëfyen se janë në pritje të një bebushi dhe se së shpejti do të bëhen prindër.
Ditën e sotme, Sara ka krijuar një pyetësor në Instagram teksa është pyetur dhe ka rrëfyer për shumë gjëra duke nisur që nga ‘BBV deri tek shtatzënia e saj, simptomat e shtatzënisë dhe preferencat e gjinisë që Bardhi do për bebin.
Fillimisht ajo është shprehur se ka tension të ulët dhe marramendje, ethe dhe një uri të papërshkrueshme.
Më tej Sara është pyetur se sa muajshe shtatzënë është dhe ish-banorja u përgjigj se sipas vizitave të bëra rezulton të jetë 7 javëshe dhe jo 4 siç fillimisht e ka deklaruar.