Nëse do të na duhej t’i bënim një përmbledhje stilit të saj, mund të themi se Monika Kryemadhi ka bërë një “revolucion” në veshje.
Deputetja e Partisë së Lirisë, vjen gjithnjë brenda kornizave si deputete, por duke ruajtur pjesën “trendy”. Por ndryshe duket Kryemadhi, kur e ndeshim në përditshmërinë e saj.
Nga fotot e publikuara nga Panorama Plus, Kryemadhin shfaqet në zemër të Bllokut, duke biseduar me mikeshën e saj. E veshur me pantallona në ngjyrë jeshile të errët dhe me këpucë të sheshta, ajo kishte zgjedhur një bluzë me motive ushtarake.
Një trend ky që kohët e fundit po përhapet në botë nga VIP-at ndërkombëtarë. E duket se për vendin tonë do të jetë pikërisht Monika Kryemadhi ajo që do të rikthejë edhe një herë në modë stilin e kamuflazhit.