Aktori i humorit Gazmend Paja njihet për pasionin e tij për motorët duke e parë të lëvizte nëpër Tiranë vetëm me ta. Por, duket se ai ka vendisur ta braktisë tashmë motorin dhe gjithçka lidhet me atë çka i ndodhi rreth 10 muaj më parë në kryeqytet.
Ai u përplas me një makinë tek Rruga e Kavajës dhe fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime serioze. Megjithatë, tronditja dhe trauma duket se nuk ka kaluar.
Kjo, pasi ai është fotografuar së fundmi në rrugët e Tiranës duke lëvizur me një…scooter, një mjet shumë popullor së fundmi, që po përdoret gjithnjë e më shumë. Duke qëndruar sportiv, Gazi shihet i veshur me një palë pantallona gri dhe një kanotiere të bardhë.
Për të shmangur diellin mban një kapele ushtarake, ndërsa për t’iu larguar zhurmës së metropolit kufje. Me sa duket, pas aksidentit aktori ka vendosur të mënjanohet paksa nga motorët.