Nikolas Pepe cilësohet nga të gjithë si një nga dështimet më të mëdha të Premer Ligës pas karrierës së tij të pasuksesshme te Arsenali që e bleu 80 milionë euro dhe po mundohet të ringjallë karrierën e tij. Por të paktën duket se gjërat jashtë fushës së lojës po shkojnë më mirë për futbollistin nga Bregu i Fildishtë.
Ai është pikasur së fundmi në takim me yllin e filmave po*nografikë, Teana Tramp, teksa kishte kohë që dyshohej për një lidhje mes tyre. Tramp, emri i vërtetë i të cilës është Kiana Nikel Xhpouns, përflitej prej pesë muajsh se ishte bërë e dashura e re e futbollistit të Vijareal.
As Pepe dhe as aktorja nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen por fotot në të njëjtën natë te i njëjti restorant, e bëjnë të qartë se ka diçka mes tyre.
Tramp është bërë pjesë e industrisë por*ografike që kur ishte 18-vjeçare, por prej vitesh ka kaluar në “Only Fans”.