Era Istrefi ka preferuar që muajt e fundit të dedikohet vetëm tek karriera, ndonëse lajmet për jetën e saj private nuk kanë munguar.
Vetëm pak kohë më parë u bë e ditur ndarja e saj nga futbollisti Amir Rrahmani.
Që prej asaj dite, asgjë nuk është folur për jetën private.
Nga ana tjetër, në rrjetet e saj sociale ka publikime vetëm nga projektet muzikore.
Në asnjë postim, Era nuk lë mundësinë për të hamëndësuar për një lidhje të re.
Por duket se arsyeja e kësaj nuk është fakti se është beqare, sesa fakti se do ta jetojë historinë e re të dashurisë larg syve të publikut.
Mediat kosovare kanë shkruar ditët e fundit se këngëtarja e njohur prej pak kohësh ka nisur një histori të re dashurie, me një shqiptar të diasporës.
Lidhja, është tashmë një fakt për rrethin e ngushtë të çiftit, por mbetet hermetike për ndjekësit apo fansat e shumë të saj.
Vetë këngëtarja nuk ka postuar asgjë edhe nga udhëtimet e shpeshta që ka pasur me partnerin, duke preferuar që të lërë gjithçka sa më diskrete.