FOTO/ Enca Haxhia në një lidhje të re? Këngëtarja merr vëmendjen e fansave me postimin e fundit

9 July 2025, 11:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Enca Haxhia në një lidhje të re? Këngëtarja merr

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Në një foto të shpërndarë në InstaStory, artistja shfaqet në makinë në shoqërinë e një mashkulli, i cili ka vënë dorën e tij mbi këmbën e këngëtares.

Mirëpo ajo çfarë kunfuzon ndjekësit është identiteti i tij, të cilin Enca nuk e ka zbuluar.

Megjithatë postimi i këngëtares është shoqëruar me emoji në formë zemrash, duke shtuar spekulimet për një lidhje të re në jetën e saj personale.

Kujtojmë se Enca ka konfirmuar se fundmi gjithashtu ndarjen e saj nga i dashuri afrikan disa muaj pas thashethemesh se romanca e tyre kishte mbaruar.

 Me anë të një InstaStory në Instagram këngëtarja ka bërë deklaratën e bujshme se tashmë është single.

Ka qenë një fans i saj i cili e ka pyetur Encën në “Ask me questions” nëse është single apo jo, pyetje të cilës këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet teksa shprehet: “Beqarja më hot e momentit”.

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.



Video