Çfarë ndodhi në BBV? Romeo dhe Heidi gati të dalin nga shtëpia. Ilnisa fut spicat: Kjo banore është futur mes tyre (Video)

27 March 2024, 18:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi në BBV? Romeo dhe Heidi gati të dalin nga
Heidi dhe Romeo

Gjatë spektaklit të djeshëm nuk kaloi pa u përmendur edhe ndarja e Heidi Bacit me Romeo Veshajn. Ky i fundit i tha Heidit me shaka “a ikim zemra?” dhe ajo iu përgjigj “ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare”.

E teksa po e diskutonin këtë moment me banorët e tjerë pas përfundimit të “Prime”-t, Romeo ia propozoi sërish si ide Heidit.

E siç ishin jashtë në oborr, të dy të kapur dorë për dore u nisen për të dalë nga dera kryesore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë që Romeo e merr Heidin për dore, në sfond dëgjohen banorët duke thënë: “Jo, jo nuk do largoheni”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

E kur Romeo provoi që të hapte derën, ajo ishte e mbyllur dhe ata më pas vendosën që të shkonin te dhoma e rrëfimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Këtë situatë nuk ngurroi ta komentonte as Ilnisa e cila më herët u përfshi në një debat me Françeskën. Kjo e fundit nga mërzia dhe zhgënjimi bëri valixhet gati për t’u larguar nga shtëpia, por u pengua nga banorët e tjerë.

Ilnisa në një bisedë me Julin shprehet se Françeska “sapo hyri mes Romeos dhe Heidit”. Ajo i tregon se dëgjoi Françeskën t’i thoshte Heidit kur po largohej me Romeon, se nuk donte të largohej, pasi vetëm ajo i ka ngelur brenda në shtëpi. Sipas Ilnisës, Françeska kërkon të marrë vëmendje nëpërmjet çiftit, pasi vetëm nuk funksionon në lojë.

Ilnisa: E di se çfarë bëri tani? Hyri në mes të Romeos dhe Heidit. E kapi për qafe dhe i tha të lutem Romeos, se vetëm ti më ke mbetur i tha Heidit. Ajo nuk funksionon dot vetëm, ajo do patjetër një çift.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Video