Enrique Iglesias ndez sheshin “Skënderbej”, mijëra njerëz këndojnë hitet e tij

30 June 2023, 23:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enrique Iglesias ndez sheshin “Skënderbej”, mijëra
Enrique Iglesias

Sheshi “Skënderbej” gëlon sonte nga muzika latine, që artisti Enrique Iglesias po interpreton për mijëra njerëz të pranishëm në koncert.

Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë prej disa orësh dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënduar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

Iglesias, që ka zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, po dhuron spektakël për publikun shqiptar, por dhe të huaj që kanë blerë biletën për të ndjekur ‘live’ yllin e muzikës latine.

Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.



Video