Kjo është historia e një emigranti që e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke ngjallur reagime të shumta.
Hector Ramirez ka postuar historinë në TikTok teksa tregon se kursimet ia kishte dërguar nënës së tij, por ajo ia kishte dhënë djalit tjetër që të blente një makinë.
“Jam i shokuar sepse i dërgova nënës time 100 mijë pesos, që të nisin ndërtimin e shtëpisë në vendlindje, por ajo i dha 70 mijë pesos vëllait tim që të blejë makinë”, thotë ai.
Video është bërë virale me miliona shikime, ndërsa komentuesit janë të ndarë, megjithatë shumë prej tyre ndajnë të njëjtën eksperiencë.
Një tjetër i komenton duke treguar se i dha borxh motrës së tij një sasi të konsiderueshme parash dhe jo vetëm që nuk i ka marrë më, por tashmë as nuk i flasin me gojë.
“Këshillë nga jeta, mos jepni lekë borxh, 99% të rasteve nuk do përfundojë mirë”, shkruan dikush.
@hectorramirez731 -Que prro coraje ????.
♬ Tennessee Whiskey - Chris Stapleton